Kosova

Gruaja me kabllo elektrike rrah bashkëshortin

Në një profil në facebook 1 Sh fare është publikuar një video e një dhune të paparë që ushtron një grua ndaj bashkëshortit të saj.

Nën këtë video një person nga Kosova, nën konfidencë tregon se pikërisht ai ishte viktimë e bashkëshortes së tij.

Viktima ishte martuar me një kosovare që kishte nënshtetësinë gjermane. Ata kishin krijuar familjen dhe kishin tre fëmijë.

Mirëpo pas lindjes së fëmijës së dytë ishin shfaqur problemet bashkëshortore. 

Arsyet e sjelljes së gruas në mënyrë kaq të vrazhdë nuk dihen.

Ja postimi i tij i plotë:

“Une qe po ju shkruaj jam nje djale nga Kosova. Jam martuar me nje shqiptare poashtu nga Kosova dhe jetojme ne nje qytet ne Gjermani. Ne fakt pertej asaj qe paragjykojne shumica se mund te jem martuar per letra, pasi gruaja kishte nenshtetesi gjermane, une jam martuar se e kam dashur. por pasi kemi lind femijen e dyte e te trete kane filluar problemet. Gruaja eshte e semure psiqikisht dhe ka ushtruar dhune si ndaj meje ashtu edhe ndaj femijeve. Une nuk kam dashur te lajmeroj policine deri tash per hire te femijeve. Mirepo tani ka ardhur nje situate qe une nuk mund ta duroj me. Sikur une edhe femijet jemi te rrezikuar pasi na ka rrahur edhe me mjete te forta dhe kabllo elektrike. I bej thirrje opinionit per nje mendim dashamires se si te veproj tash e tutje. A eshte argument i mjaftueshem kjo video qe ti marr une femijet edhe sikur te me kthejne ne Kosove. Jam ne hall te madh. Flm dhe respekt pa fund per te gjithe. Te lutem anonim”, shkruan ai. /Kosova.info/