Kuriozitet

Gruaja 31 vjeçare humb jetën, bie nga shkëmbi teksa pozonte për foton

Një grua 31 vjeçare ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash, teksa pozonte për një foto në Turqi.

Olesya Suspitsyna, me origjinë kazake, humbi jetën para syve të shoqes së saj, e cila po i bënte një foto në qytetin turistik të Antalyas.

Incidenit ndodhi të dielën e kaluar, pasi qeveria i dha fund karantinës së koronavirusit në një qytet.

Raportet tregojnë se gruaja doli për një xhiro në parkun e njohur Duden Park, të famshëm për ujëvarat e tij, pas javëve në izolim.

Ajo po pozonte pranë një shkëmbi, kur rrëshqiti në bar dhe ra duke humbur jetën.