Rajoni

Grida Duma: Kam respekt për Albin Kurtin, por nuk e admiroj

Një fitore e thellë ishte ajo e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, ndërkohë që edhe politika në Tiranë e përshëndeti këtë.

Grida Duma e cila ishte e ftuara e sotme në Top Talk, tha se : Përtej programit të tyre të majtë, le të kuptojmë që sot politika po shkon drejt figurës së individit, pra sa integritet ka përfaqësimi partiak në individ, në personalitet në njerëz që dinë të ndërtojnë një rrugë të respektueshme.

Por a do ta merrte Grida Duma si referencë, Albin Kurtin, si një lider ndoshta në rastin e PD?

“Lideri i PD është Lulzim Basha. Unë kam respekt, por nuk kam admirim për Albin Kurtin. Në mënyrën time, unë do isha për një qasje që i thërret njeriut, jo turmës”, tha ajo në Top Talk.


“Padyshim që po, sepse besoj që turma është një shumatore individësh, nuk është një njësh tufë. Pra admirim për verbin populist nuk mund të them që kam. Admirim për çdo individ që mban qëndrimin e tij dhe vazhdon qëndrimin e tij , kam respekt, edhe figurat kundërshtare kur dinë të kenë integritet me qëndrimin e vetë.”