SPORT

Griezmann bëhet sërish baba në ditën më të veçantë në jetë, ia lë emrin Alba

Alba më në fund ka ardhur në jetë. Antoine Griezmann dhe gruaja e tij, Erika Choperena, janë bërë prindër për herë të tretë.

Ata kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilës ia kanë lënë emrin Alba.

Kjo ditë do të jetë e veçantë gjithmonë për Griezmann dhe familjen e tij, për shkak se përveç Albës, me tetë prill kanë lindur edhe fëmijët tjerë të sulmuesit francez, Mia (8 prill 2016), Amaro (8 prill 2019) dhe sot Alba (8 prill 2021).

🍼 Alba Griezmann 8 avril 2021 à 10h24. ❤️

Fëmija i tretë vjen në kohën kur Griezmann po kalon një sezon pozitiv te Barça dhe me më pak kritika se ai debutues.

Deri tani, ai ka shënuar 14 gola në 41 paraqitje, vetëm një gol më pak se gjithë edicionin e kaluar. /Gazeta Express/