Show Biz

“Grey Daze” ia dedikon albumin e ri ish-anëtarit të ndjerë të bendit, Chester Bennington

“Grey Daze”, bendi i rokerit Chester Bennington, para se të bëhej pjesë e grupit “Linkin Park”, sapo e ka zbuluar këngën e parë nga albumi i ardhshëm dedikues, i cili do t’i përfshijë disa këngë të interpretuara nga vokalisti i ndjerë.

Kënga rrëqethëse, e cila i paraprin albumit titullohet “What’s In The Eye”, dhe vjen e shoqëruar me një videoklip të bukur ku përmblidhen pamje të vjetra të Chesterit. Kënga, fillimisht, ishte incizuar gjatë viteve 90’, por që nga atëherë është rishkruar dhe përditësuar për albumin e ri të bendit “Grey Daze”, i cili pritet të dalë në shitje gjatë kësaj pranvere, përmes platformës “Loma Vista”.

“Përgjatë viteve, ne jemi bërë më të ditur, më me eksperiencë dhe me më shumë burime e të ardhura, kështu që kemi vendosur t’i zgjedhim disa këngë nga albumet tona të kaluara, dhe t’i ri-incizojmë ato në mënyrën si e kanë merituar të incizohen edhe gjatë viteve ‘90. Në shkurt të vitit 2017 ne filluam t’i incizojmë këngët, të cilat i përfunduar në qershor të po atij viti. Atëkohë, Chester dhe Sean, e paralajmëruan ribashkimin e bendit të përcjellë me një performancë të planifikuar për muajin shtator, por fatkeqësisht ky plan nuk arriti të realizohet kurrë,” kështu e shpjeguan anëtarët e bendit, muzikën e re e cila pritet të publikohet së shpejti.

Bateristi i grupit “Grey Daze”, Sean Dowdell, ka thënë në një intervistë të dhënë së fundi, që beson se Chesteri do të ishte shumë krenar për punën që ata e kanë bërë, për ta krijuar këtë album të modernizuar.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483