Bota

Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

“Duhet të ketë vigjilencë të madhe për një rritje të mundshme të rasteve. Situata mund të dalë shpejt nga dora. Duhet vigjilencë dhe vëmendje nga të gjithë”, tha këshilltari i lartë shkencor i Greqisë, Sotiris Tsiodras.

Të martën, autoritetet kanë njoftuar për 121 raste të reja të të infektuarve, duke tërhequr vërejtjen se shifrat po shkojnë drejt rritjes në ditët e fundit.

Në Greqi deri më tani janë infektuar 4.855 persona dhe janë shënuar 209 vdekje.

Greqia vendosi masat e izolimit në mes të marsit duke arritur të frenojë në një masë përhapjen e virusit.

Por, rritja e numrit gjatë ditëve të fundit bëri që autoritetet të obligojnë qytetarët të mbajnë maska në hapësirat e mbyllura.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483