Bota

Greqi/ Rekord infektimesh me Covid-19, ja cilat qytete hyjnë sot në karantinë

Selaniku, Larisa dhe Rodhopin do të hyjnë sot në karantinë pas rasteve të shtuara me Covid-19.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se nga nesër kryeministri grek Mitsotakis do të shpallë masat e reja për të shmangur një mbyllje të dytë të përgjithshme të Greqisë.

Vetëm në 24 orët e fundit Organizmi Kombëtar i Shëndetit bëri me dije se u regjistruan 1547 raste të reja me koronavirus.

Prej tyre 52 janë regjistruar në pikat kufitare të hyrjes së vendit, portet, aeroportet dhe kufijtë tokësore. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 34299 vete, mosha mesatare e të cilëve është 38 vjeç.

Gjithashtu 108 persona vazhdojnë të trajtohen në terapi intensive, prej të cilëve 93.5% kanë historik të rënduar shëndetësor dhe janë mbi 70 vjeç.

Numri total i vdekjeve nga virusi ka shkuar në 603, me moshë mesatare 79 vjeç.

Specialistët e shëndetësisë shohin me shqetësim shpërthimin e rasteve në Greqinë e veriut./t.ch