Kosova

Grenell për Express: Kurti bënte politikë në kundërshtim me politikën e SHBA-së

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për raportet që pati me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, në kohën sa ishte Kryeministër.

Albin Kurti nuk zgjati shumë me qeverisjen, dhe Richard Grenell për atë kohë thotë se ai pati politikë e cila ishte në kundërshtim me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Kurti kishte shumë mundësi të punonte me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ai vendosi që nuk e dëshiron këtë, sepse ai e kishte një politikë që ishte në kundërshtim me politikën tonë”.

Ai për Gazetën Express, ka deklaruar se Kurti provonte të ecte përpara duke menduar se politika e tij është në rrugën e duhur.

”Ai do të mund të provonte të shkonte përpara dhe të thoshte se politika e tij është më e mirë. Nuk do të zgjatem. Kjo është e tëra që do të them për Kurtin”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.