Kosova

Grenell e quan Mustafën udhëheqës guximtar, pasi tha se taksa të hiqet ashtu siç po kërkon ShBA-ja

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur udhëheqës të guximshëm kreun e LDK-së Isa Mustafa, pasi  deklaroi të dielën se taksa duhet të hiqet sa më parë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Grenell shkroi se heqja e tarifës 100 për qind nga qeveria Kurti, do të ishte hap i rëndësishëm për të ecur tutje..

“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është një udhëheqës i guximshëm. Largimi i tarifës nesër, do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm dhe një përparim i dukshëm në këtë proces. Zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifat të hiqet”, ka shkruar Grenell.

Ndërkohë, Mustafa ka deklaruar se deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës.

Kreu i LDK-së ka theksuar se taksa duhet hequr jo vetëm se po e kërkon partneri strategjik ShBA, por se janë të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.