Bota

Greku rreh për vdekje në hotel britanikun me të cilin e tradhtoi gruaja

Një burrë nga Britania është rrahur për vdekje në një hotel në Greqi. Dyshohet se sulmuesi i tij është burri i gruas me të cilën i huaji e kishte nisur një aferë.

Britaniku 40 vjeç u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli në ishullin e Itakës. Ai kishte plagë të rënda në kokë. Besohet se ai është sulmuar me grushte dhe shqelma në kokë dhe trup.

Sulmuesi i dyshuar është biznesmen dhe pronar i një dyqani në këtë zonë. Pas sulmit, besohet se ai ka shkuar në fshatin ku jeton.

Sipas medieve lokale, britaniku arriti në Greqi të enjten e kaluar dhe e filloi një aferë me bashkëshorten 42 vjeçe të personit të dyshuar për vrasje.

Policia i filloi hetimet për këtë rast dhe e arrestoi personin e dyshuar një ditë pas sulmit.

Raportohet se në momentin e sulmit, e pranishme ka qenë edhe gruaja e përfshirë në tradhti, por ajo është larguar pa qenë e vetëdijshme për seriozitetin e lëndimeve të britanikut.

Sulmuesi i dyshuar dhe gruaja e tij janë duke u mbajtur në paraburgim në ishullin Kefalonia, ndërsa autoritetet britanike kanë thënë se janë në kontakt me policinë greke lidhur me këtë rast, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.