Kombëtare

Gratë e bëjnë ‘ligjin’ në Dragash, këto janë asambleistet më të votuara zgjedhjet e 17 tetorit

Ndonëse në garën për kryetar të komunës së Drgashit, një grua nuk arriti të shkoj në balotazh kundrejt dy burrave, në garën për kuvendin komunal është krejt diçka tjetër.

Dy gra nga radhët e PDK-së, Sara Rifaj dhe Xhemile Misinaj e prijnë listën e më të votuarve në këtë komunë.

Rifaj është kandidatja më e votuar në tërë komunën e Dragashit me 440 vota derisa Misinaj e dyta me 348 vota.

Në listën e PDK-së nuk do të ketë nevojë për kuotë gjinore pasi që edhe Suada Bajrami ka marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një vend në kuvendin komunal në Dragash.

Image

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka marr 9 ulëse në kuvendin e Dragashit, LDK 7 derisa VV do të përfaqësohet nga 4 asambleist.

Shfaq më shumë
//ugroocuw.net/4/3473483