Kosova

Grasso: KFOR -i s’i ka informatat që Daçiqi “i paska për veriun e Kosovës”

Zëdhënësi KFOR-it në Kosovë, Vincenzo Grasso ka deklaruar se ndërhyrja kohë më parë e njësisë speciale ROSU në veri të Kosovës. ka qenë operacion i legjitimi i Policisë së Kosovës e cila ka reaguar ndaj akteve të dhunshme, transmeton Koha.net.

Grasso për gazetën “Politika” të Beogradit ka thënë se aksioni i ROSU-s nuk ka pasur lidhje me përkatësinë etnike”.

“Është shtënë kundër Policisë së rregullt pasi që u bllokua rruga për në Zubin Potok dhe një polic u plagos. Është shtënë kundër Policisë dhe është penguar aksioni i saj që është në kundërshtim me ligjin. Ndërhyrja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka qenë vetëm reagim ndaj akteve të tilla të dhunshme”, ka thënë Grasso.

Duke komentuar “paralajmërimet” e ministrit serb të Punëve të Jashtme se Qeveria e Kosovës është e gatshme ta marrë Trepçën e të zhvillojë aksione të tjera në veri, Grasso ka thënë se “KFOR-i nuk ka marrë kurrë informacionet të tilla” dhe ka shtuar se “ky mision s’i komenton spekulimet dha as informata e pabazuara”.