SPORT

Granit Xhaka e ka një mesazh për Arsenalin

Futbollisti i njohur kosovar Granit Xhaka, është duke kërkuar bisedime me skuadrën e Arsenalit për ta zgjedhur krizën mes vete para afatit kalimtar të janarit.

Reprezentuesi zviceran në një deklaratë për SRF, ka thënë se nuk mund ta pranojë atë se çka ka ndodhur.

“Megjithëse ende kam një kontratë me ta, do të jem i lumtur të kthehem në klub, kështu që ne mund të zgjidhim përfundimisht çështjet. Me siguri do të ketë një zgjidhje, pasi nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”, citohet të ketë thënë Xhaka.

Kujtojmë se Granit Xhaka ka një muaj që nuk luan me skuadrën e Arsenalit. Kjo për faktin se ai pati një zënkë verbale me tifozët e skuadrës gjatë zëvendësimit në ndeshjen me Crystal Palace.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.