SPORT

Granit Xhaka e Albian Ajeti vizitojnë kombëtaren e Kosovës para ndeshjes me Anglinë

Dy yjet shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, kanë vizituar sot Kombëtaren e Kosovës.

Siç ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, dy yjet e Arsenalit dhe të West Hamit janë takuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, dhe i kanë uruar fat për ndeshjen e sotme ndaj Anglisë, në rrugën drejt “Euro 2020”.

Ndeshja Angli – Kosovë, e vlefshme për Grupin A kualifikues, luhet me fillim prej orës 20:45 në Southampton.