Graçanicë/ Plagoset një persona, policia konfiskon një revole  

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para katër ditësh në Graçanicë.
Policia ka bërë me dije se rasti ka ndodhur përballë një diskoteke, ku nga të shtënat e armëve, ka mbetur i plagosur një person.

E në lidhje me rastin, sot është arrestuar një person, nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Gjithashtu, atij i është konfiskuar edhe një revole.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prishtinë, 05 tetor 2022 – Më datë 01.10.2022, rreth orës 23:00, është raportuar se në Graçanicë , përballë një diskoteke nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;

Xh. I, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

i cili sot më datë 05.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për rastin “Vrasje në Tentativë.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë;

Revole e tipit P. Undercover, si dhe

Katër (4) copë fishek.

Go to TOP