Kosova

Grabitje me armë në një këmbimore në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i grabitjes me armë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, njofton kosova.info.

Ankuesja femër K-Shqiptare punëtore në këmbimore ka informuar se përderisa ishte në punë, një person i panjohur nën presion të armës së zjarrit i ka grabitur të hollat nga arka dhe i njëjti nga një klient viktima mashkull K-Shqiptar ia ka grabitur 100 euro para të gatshme.

Nuk raportohet për të lënduar.