Kosova

Grabitet nën kërcënimin e thikës një market në Prishtinë, arratiset i dyshuari

Një rast i vjedhjes ka ndodhur sonte në rrugën “Rustem Statovci” në Prishtinë, kur një person ka hyrë në një market dhe ka kanosur me thikë arkëtaren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, sipas të cilit i dyshuar ka grabitur 50 euro duke ikur më pas nga vendi i ngjarjes.

“Në ora 17:26, policia është njoftuar për një rast grabitje në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Një person në një market, nën kërcënimin e një thike, ka arritur të grabisë 50 euro nga arkëtarja e marketit. Nuk ka persona të lënduar me këtë rast, ndërsa personi i dyshuar ka ikur”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me trajtimin e rastit.  SYRI.net