Kosova

Grabitet me armë një kafiteri në Prishtinë, vidhen 1000 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan kosova.info.

Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor në një kafiteri, ka njoftuar se dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 1000 euro dhe janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.