Kosova

Gruaja e Novak Gjokoviq së bashku me një grup me serbë këndojnë këngë nacionaliste gjatë vizitës në manastiret e Kosovës

Gruaja e tenistit serb Novak Gjokoviç, së bashku me Vlado Divac, basketbollist i famshëm serb dhe një grup prej disa serbëve, vizituan manastiret në Kosovë gjatë ëtyre ditëve, dhe gjatë udhëtimit me autobus ata kënduan vargjet nacionaliste “kush mund të ma marrë Kosovën nga shpirti”.

Ana Divac ndau një video në Instagram, e cila tregon atmosferën në autobus gjatë një vizite në Kosovë teksa të gjithë po këndonin këngën “Vidovdan”.

Basketbollisti i famshëm serb, Vlade Divac nuk dha deklarata për media gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ani pse edhe ai këndoi Vidovdanin së bashku me të gjithë serbët e pranishëm në autobus.

Video nga ky moment: