Hi Tech

Google po sfidon Applein për telefonat me çmime të lira

Prodhuesit e telefonave të mençur duket se kanë filluar të kuptojnë se konsumatorët më nuk janë të interesuar të harxhojnë 1,000 dollarë për një smartfon, e sidomos tani që jemi në kohë të pandemisë nga koronavirusi ku njerëzit po mbesin të papunë.

Google mund të ketë një ide rreth kësaj dhe për smartfonin e saj të ardhshëm Pixel 4a, duke shikuar që të ulë çmimin.

Sipas postimit në Twitter të Stephen Hallit nga uebfaqja “9to5Google”, thuhet se në bazë të burimeve që i kanë thënë atij, Pixel 4a mund të vijë me çmim prej 349 dollarë, transmeton Koha.net. Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë ky smartfon do të jetë më i lirë se paraardhësit, një lëvizje e rrallë pasi që jemi mësuar që kompanitë t’i ngritin çmimet për çdo model të ri që lansojnë.  

Gjithashtu, duket se Goole po kërkon ta sfidojë Applen për telefonat me çmime të lira, pasi që Apple së fundmi ka lansuar iPhone SE me çmim prej 399 dollarë, duke e bërë këtë model vetëm 50 dollarë më t[ shtrenjtë se Pixel 4a.

Megjithatë, sipas postimit të Hallit, Google nuk do të garojë duke u bazuar vetëm në çmim, Pixel 4a po ashtu do të vijë edhe me 128 GB memorie të brendshme. Kjo është dyfishi nga aq sa ka iPhone SE dhe po ashtu dyfishi nga aq sa ka Pixel 3 që është lansuar vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.