Hi Tech

Google Pixel 4 vjen me 8x zoom, 6 GB RAM dhe Motion Mode

Google Pixel 4 pritet muajin e ardhshëm, ndërsa besohet se telefoni do t’i ketë dy kamera në anën e pasme me sensorë kryesorë telofoto 12MP dhe 16MP. Nëse raportet më të reja janë të vërteta, do ta shohim edhe funksionin e ri për kamera të quajtur “Motion Motion”, raporton XDA Developers.

Motion Mode do t’ia mundësojë përdoruesve të krijojnë xhirime sportive dhe xhirime aksion “me subjekte të lëvizshme në prapavijë, si dhe me prapavijë të turbullt”, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, Pixel 4 do të ketë Night Sight të përmirësuar, me avancime në fushën e shpejtësisë.

Image

Fotografitë, të cilat e paraqesin Pixel 4 drejtpërdrejt, zbulojnë se telefoni do të ketë 8x zoom, i cili mund të jetë një kombinim i zoomimit optik dhe funksionit të Google Super Res Zoom.

Një foto tjetër konfirmon që Pixel 4 do t’i ketë 6 GB RAM. Modelet aktuale Pixel vijnë me maksimum 4 GB RAM dhe sigurisht që përdoruesit do të jenë të lumtur me kalimin në memorien prej 6 GB.

Leave a Reply

Your email address will not be published.