Show Biz

Gold AG tregon nëse është martuar

Arian Agushi i njohur me emrin e artit Gold AG vazhdon të jetë një nga artistët shqiptarë që përflitet mjaft shumë edhe për jetën private.

Vite më parë, në mediat rozë qarkulluan lajmet se reperi ishte martuar dhe se bashkëshortja e tij jeton në Zvicër.

Së fundmi, i ftuar në rubrikën “Kutia e pyetjeve” në Prive, Gold AG tregon të vërtetën rreth këtyre spekulimeve.

“Sa i përket anës private të jetës tem, unë zakonisht nuk njihem prej atyre këngëtarëve, ftyrave publike që merren me jetë privatë, jo të ndarë jo të bashkuar”.

 çfarëdo që ndodh a jam martuar a nuk jam martuar mbet në karakter timin, muzika është ajo që do ia ofrojë gjithmonë publikut”, ka thënë mes tjerash GOLD AG.

Në anën tjetër, artisti i njohur është mjaft aktiv me prurje të reja dhe për Ditën e Pavarësisë pritet ta lansojë këngën e re.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483