Show Biz

Gold AG/ ‘S’jam bërë patriot, ashtu u linda…!’

U komentua thuajse gjithmonë për ndjenjat e tij rreth kombit.

Gold AG ditët e fundit ka qenë kryetemë e medieve rozë, fillimisht për martesë e pastaj për këngën “Shkronjat e arta”, shkruan Syri Kosova.

Lidhur me këtë këngë, në të cilën përmendi edhe Shkëlzen Gashin për deklaratën lidhur me UÇK-në, ai u intervistua nga policia.

Meqenëse njihet për disa këngë në të cilat u këndon heronjve shqiptar dhe vet atdheut, Goldi me fotografinë e fundit thotë se patriot ka lindur.

“S’jom bo patriot , por ashtu kom lindë ”, ka shkruar reperi në fotografinë e realizuar në fëmijëri, ku shihet i veshur me veshje kombëtare.