Show Biz

Gold AG publikon video me një person me ngjyrë duke kënduar shqip

Fushata “Black Lives Matters” ka arritur deri më tani përmasa të mëdha, teksa në shenjë solidarizimi artistë të ndryshëm po bëjnë thirrje nën këtë moto.

Pothuajse të gjithë artistët e estradës shqiptare kanë publikuar fotografi të ndryshme për të kërkuar drejtësi ndaj vrasjes së paprecedentë të George Floyd.

Golg AG, reperi me prejardhje nga Presheva, ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë në mënyrë më të veçantë.

Përmes rrjetit social Instagram, ai ka publikuar një video teksa shihet një person me ngjyrë duke kënduar njërën nga këngët e reperit.

“I duam edhe këngën na këndojnë”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Ndërkaq, pak më parë edhe Mozzik kishte shpërndarë një imazh të tillë, ku me një vogëlush kanë bërë simbolin e flamurit shqiptar përmes duarve.