Show Biz

Gold AG përfundon në Polici për shkak të këngës së fundit

Policia e ka marrë në pyetje reperin Gold AG për shkak të këngës së fundit, teksti i të cilit është reagim ndaj  ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashit.

Pak ditë pasi Gashi në emisionin Frontal të T7 foli për krimet që, sipas tij, i kanë kryer pjesëtarë të UCK’së, reperi Gold AG i ka kushtuar një këngë, që sipas Policisë, përmban nxitje të përçarjes.

Zëdhenësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Express se Gold AG sot u intervistua nga policia lidhur me këtë këngë.

“Sot në koordinim me Prokurorinë themelore në Prishtinë, është iniciuar rast Nxitja e përqarjes dhe mosdurimit. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti