Kronika e zezë

Goditën shtyllen elektrike, vozitën të dehur

Policia e Kosovës raporton një rast që ka ndodhur mbram në Mitrovicë ku janë arrestuar dy meshkuj kosovarë pasi që ishin duke vozitur të dehur dhe kanë goditur një shtyll elektrike – shkruan Kosova.info

Te dyshuarit kanë refuzuar tu japin dokumentet personit  zyrtarë ku njeri nga ta ka tentuar edhe ti largoj nga dora telefonin duke i thënë që mos ti thërras policet tjerë. Zyrtari policor për të vënë situatën nën kontroll ka përdore sprejin. Dy të dyshuarve u është bërë alkool testi  ku njeri ka rezultuar 1.80 % alkool në gjak ndërsa i dyshuari tjetër 1.49%. Në vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë larguar telat dhe shtyllën nga rruga. Me vendim të prokurorit dy të dyshuari qëndrojnë në stacion policor deri ne këndellje.