Hi Tech

Gmail tani mund të shtojë email në email para se të përcillet

Google e ka prezantuar zgjidhjen për situatat kur duhet t’ia dërgoni disa emaila të ndarë përdoruesve të tjerë. Funksioni i ri i Gmail e mundëson opsionin që emailat të bashkangjiten në emailin e ri pa pasur nevojë që të downloadohen ose kopjohen, raporton Engadget.

Nëse duhet t’ia dërgoni disa mesazhe në inbox një anëtari të ekipit në mënyrë që ai person ta fillojë projektin, e gjitha që duhet ta bëni është t’i zgjidhni emailet dhe t’i tërhiqni të gjitha menjëherë në draft dritaren e hapur.

Ka gjithashtu mundësi t’i zgjidhni email porositë që dëshironi t’i përcillni, të klikoni në menunë overflow dhe ta zgjidhni opsionin “Forward as attachment”, në situatat para se t’i shkruani mesazhet, shkruan KOHA Ditore. Nuk është i nevojshëm krijimi i temës së re edhe nëse vetëm i përgjigjeni mesazhit. Krejt çfarë duhet të bëni është ta hapni draft dritaren kur i përgjigjeni dikujt dhe t’i tërhiqni emailat në dritare, në mënyrën si do ta krijonit një draft të ri.

Google thekson se funksioni u dorëzohet përdoruesve gradualisht, kështu që do të zgjasë ca kohë derisa të jetë në dispozicion për të gjithë.