Kronika e zezë

Gllogoc: Gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur i vdekur ditën e martë në fshatin Sankovc të Gllkogocit.

Policia bën të ditur se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete në një pyll rreth një kilometër larg shtëpisë së tij.

“Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 05:18. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483