Kosova

Grenell: Biden duhet t’i dënojë deklaratat e Kurtit për zhbërjen e shtetit të tij

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar sërish ndaj disa deklaratave të kret të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Këtë herë ai ka kërkuar që presidenti i ri amerikan Joe Biden dhe administrata e tij t’i dënojnë deklaratat për bashkim kombëtar të Kurtit, njofton Klan Kosova.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe Administrata e tij. Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të tij?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ai ka shpërndarë një lajm ku Kurti pati thënë në Euroneës se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.