Show Biz

Gjyste Vulaj dhuroi 3000 dollarë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare Gjyste Vulaj duket të ketë qenë shumë e prekur nga gjendja e vështirë e shqiptarëve pas tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë.

Kështu, ajo vendosi të kontribuojë me plot 3000 dollarë, të cilat i ka dhuruar online për një nga fondet më gjigante që shkon në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmetet.

Ka qenë faqja e organizatës “Fundjavë ndryshe” që edhe menaxhon këtë fond onloine, të cilët kanë bërë të ditur përmes një postimi shumën e dhuruar nga këngëtarja Vulaj.

“Këngëtarja Gjyste Vulaj dhuroi 3000 dollarë dhe iu bashkua nismës tonë për rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti. Bamirësia nuk të varfëron. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e “Fundjavë ndryshe” në Instagram.

Foto: Gjyste Vulaj/InstaStory

Shqiptarët anë e mbanë trevave kanë treguar një solidarizim të jashtëzakonshëm me të prekurit nga tërmetet në Durrës në komunat Durrës e Thumanë, gjendja e të cilëve ishte e vështirë pas tërmeteve famëkeqe të 26 nëntorit. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.