SHËNDETËSIA

Gjysma e barnave dhe e materialit shpenzues mungojnë në spitale

Qe katër muaj prej që janë buxhetuar 34 milionë euro për barna, ende nuk janë plotësuar rreth gjysma e kërkesave në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Këto institucione janë duke u përballur me mungesa të vazhdueshme të barnave dhe të materialit shpenzues, shkruan sot Koha Ditore. E këto mungesa po u shkaktojnë probleme pacientëve, të cilët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe materialin shpenzues.

Se ka mungesa në furnizim me barna dhe material shpenzues e kanë pranuar edhe drejtorët e spitaleve rajonale.

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi, ka thënë për gazetën se u mungon materiali shpenzues.

Sipas Zyrës për informim në QKUK, prej bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek SHSKUK-ja, janë ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.