SPORT

Gjyqtari që fyeu kryeministrin Kurti, kërkon falje duke thënë: Më është hakuar llogaria në Facebook

Komisioni i Gjyqtarëve të Kosovës ka pezulluar gjyqtarin Qëndrim Vata.

E krejt kjo u bë shkaku i një postimi të gjyqtarit në rrjetet sociale ku kishte fyer kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Vata ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar falje, pasi sipas tij i është hakuar llogaria e tij në rrjetin social Facebook.

Vata ndër të tjera ka thënë se nuk ka të bëjë fare me parti politike pasi është person i sportit.

Gjithsesi Komisioni i Gjyqtarëve të Kosovës ka vendosur ta pezullojë gjyqtarin Vata dhe e ka dërguar lëndën në Komisionin Disiplinor të FFK-së.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë KD i FFK-së për gjyqtarin nga Ferizaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.