Kosova

Gjyqësori në Kosovë, filloj me sukses aplikimin e shpërndarjes së lëndëve me SMIL

Pas pilotimit me sukses të funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me datë 18 Shkurt 2020 ka filluar implementimi i këtij funksioni në gjitha Gjykatat Themelore në shtetin e Kosovës.

Përmes implementimit të këtij funksioni në gjykata, KGjK ka arritur standarde të larta në transparencën e punës së gjykatës, duke hequr nga përdorimi mënyrën manuale të shpërndarjes së lëndëve, pasi që caktimi i lëndëve tek gjyqtarët tani më bëhet në mënyrë automatike dhe përdoruesi i sistemit apo zyrtari përgjegjës nuk ka mundësi të ndërhyrjes gjatë shpërndarjes së lëndëve, duke eliminuar kështu mundësinë e manipulimit të procesit të shpërndarjes së lëndëve.

Implementimi i funksionit të shpërndarjes automatike të lëndëve përmes sistemit SMIL së shpejti do të filloj edhe në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Supreme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.