Kosova

Gjykimi i Salih Mustafës në Speciale, ish kolonel Mahmutaj i bën pyetje Hydajet Hysenit

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Zonës Operative të Llapit, Muharrem Mahmutaj në profilin e vet në “Facebook” i ka parashtruar një pyetje publike deputetit, ish-të burgosurit politik, Hydajet Hysenit, se a është qëndrim zyrtar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes deklarata e deputetit të LVV-së, Haxhi Avdylit, rreth akuzave të tij për vrasje të pjesëtarëve të LDK-së.

Mahmutaj e ka pyetur deputetin Hyseni se pse po heshtë për këto akuza kur e njeh vet Calin sepse gjatë luftës edhe të ka bërë konak, shkruan Epoka e Re.

Postimi i plotë i Mahmutajt:

Pyetje publike për mikun tim Hydajet Hyseni

Veç një pyetje e kam miku im Hydajet Hyseni. Ti e njeh mirë Sali Mustafën -Calin. Ja njeh vlerat. E njeh edhe si të burgosur politik por edhe si luftëtar të UÇK-së. E kemi takuar bashkë edhe në ditët e vështira të luftës.

Na ka pas kthye bukë e bo konak. A pajtohesh me akuzat qe ja bëri Calit kolegu yt deputet nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli dhe a është ky qëndrim i Grupit tuaj parlamentar? Fol Hyd se ty nuk të ka hije heshtja! Ke fol dhe ke qenë frymëzim për ne kur ka qenë edhe më vështirë. A të kujtohet Hydë sa shpesh e kemi këndur bashkë me Calin këngën e rapsodëve të Tropojës për ty

“Përgjithmonë ne pranë e kemi trimin tonë Hydajet Hyseni ..”

Mos na e vrajë këngën!”.