Kosova

Gjykata Themelore në Prishtinë, merr vendim për masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Sipas një komunikate zyrtare, është bërë e ditur se Kryetarja Gjykatës Themelore në  Prishtinë, znj Bytyqi, ka mbajtur takim me gjyqtarë përgjegjës të departamenteve dhe  degëve të saj  lidhur me masat e ndërmarra në  parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, përcjell Kosova.info

Prishtinë, 13 mars 2020 – Informojmë opinionin publik se pas takimit të mbajtur sot nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve, divizioneve dhe degëve të kësaj gjykate, në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Parandalimin e Infeksionit Corona Virus COVID-19 të datës 11.03.2020, nr.01/07 dhe Vendimit të KGJK-së të datës 12 mars 2020, nr. 52/2020, Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.

  • Seancat e caktuara do të mbahen sipas orarit të paraparë, nga gjyqtari i çështjes do të vlerësohet prezenca e publikut, mediave dhe monitoruesve në seancë (preferohet përjashtimi aty ku nuk shihet e domosdoshme).
  • Puna me palë në shkrimoret e gjykatës do të vazhdojë në atë mënyrë ku palët do të lejohen të hyjnë në gjykatë një nga një, referentët e gjykatës gjatë dhënies së shërbimit duhet të kenë kontakt me vetëm nga një palë me qëllim që të shmanget prezenca e palëve në masë të madhe.
  • Në rastet kur nga stafi i gjykatës njëri prind duhet të kujdeset për fëmijë, atëherë do të aprovohet pushimi nga eprori në bazë të kërkesës së parashtruar të cilës duhet bashkangjitur provat.
  • Ky kufizim i shërbimeve të Gjykatës Themelore në  Prishtinë  mund të ndryshojë varësisht prej rrethanave./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.