Kosova

Gjykata Supreme refuzon ankesat e VV, LDK e KDTP kundër PZAP-it

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP).

Në aktgjykim, Supremja thotë se ankesa e kandidatit për deputet të Vetëvendosjes, Gani Krasniqit, është refuzuar si e pabazuar, e paraqitur kundër vendimit të PZAP.

Ankesa e Faton Bislimit kandidatit për deputet nga LDK, është refuzuar si e pabazuar.

Ankesa tij kundër vendimit të KQZ, ku kërkoi rinumërim të votave me kusht dhe me postë, Supremja me vendim të PZAP e ka shpallur të pabazuar.

Me vendim të PZAP, është hedhur si e paasfatshme edhe ankesa e Muferra Srbica Sunik, kandidate për deputete nga KDTP.

Gjykata Supreme ndërkaq ende nuk ka vendosur për ankesat për votat e ardhura nga Serbia, për të cilat janë ankuar në këtë institucion nga Vetëvendsoje.