Kombëtare

Gjykata në Britani ua kumton vendimin dy shqiptarëve – me Google Translate

Ndjekja penale ndaj dy burrave nga Shqipëria është shtyrë për shkak të një barriere gjuhësore.

Dyshja, Valdet Tafhasaj dhe Fatlind Cenaj, u paraqitën të mërkurën për herë të parë para gjyqtares Ayanna Baptiste-DaBreo për hyrje ilegale në Britani të Madhe. Megjithatë, seanca u desh të shtyhej për të enjten në ora 11 sepse nuk kishte asnjë përkthyes të shqipes në gjykatë, raporton “BVINews”.

Gjyqtarja DaBreo përdori “Google Translate” për të komunikuar me dyshen shqiptare dhe për t’i informuar ata se do të ktheheshin në gjykatë të nesërmen.

Të enjten, kur rinisi rasti – kësaj radhe para gjykatëses Christilyn Benjamin — prezent ishte një përkthyes italian, transmeton Koha.net.

Gjykata mësoi se një nga të pandehurit kishte jetuar katër vjet në Itali dhe e njihte gjuhën bazike. Ai më pas u detyra të përkthente për të bashkëakuzuarin tjetër në gjuhën e tyre amtare.

Megjithatë, kjo solli një pikëpyetje tjetër. “BVI News” mëson se kjo ishte në kundërshtim me protokollin gjyqësor që një i pandehur të përkthejë për një të pandehur tjetër.

Një çështje tjetër ishte fakti se italishtja nuk ishte gjuha e tyre amtare. Dhe, pas më shumë se një ore shqyrtim, gjyqtarja tha se çështja do të shtyhet sërish për të hënën e ardhshme.

“Nuk do të jetë në interesin e drejtësisë të vazhdohet pa një përkthyes shqiptar”, tha gjyqtarja Benjamin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483