Kosova

Gjykata miraton kërkesën e SBAShK’ut, ata kërkojne falje publike nga Ministri Bytyqi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) përmes një komunikate për medie ka njoftuar se Gjykata e Apelit e Kosovës ka miratuar ankesën e SBAShK-ut, ku SBAShK-u kishte refuzuar të kompensoj orët e humbura për gjatë kohës së grevës që kishte zgjatur 3 javë nga ana e mësimdhënësve të Kosovës.

SBAShK-u përmes komunikatës ka kërkuar që të gjithë drejtorët e arsimit në komunat e Kosovës që kishin ushtruar presion mbi mësimdhënësit që të kompensonin orët e humbura të kërkojnë falje publikisht, madje jo vetëm nga ta, por në komunikatën e dërguar kërkohet që edhe vetë ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Bexhet Shala i KMDLNj-ës të bëhet një gjë e tillë.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të dërguar nga SBAShK-u:

Miratohet si e bazuar ankesa e paditëses SBASHK, ndërsa prishet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative A.nr. 552/2019, i datës 25.04. 2019 dhe lënda i kthehet  gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Një vendim i  pa bazuar në ligj  i  ish ministrit Bytyqi e që kishte të bënte me një urdhër për kompensimin e të gjitha orëve  të grevës 3 javore ishte  kundërshtuar nga SBASHK-u, që po mbronte vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj sindikate që orët e humbura në grevë të mos kompensoheshin.

SBASHK-u iu drejtua  Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamentit për Çështje Administrative duke kërkuar drejtësi, por  një gjykatëse  duke u thirr në  emocione, duke qenë edhe në presion nga një debat për orët e humbura në Parlamentin e  Kosovës, i cili u shoqërua edhe me akuza të pabaza e me një fjalor rrugësh të ndonjë deputeti, solli vendim që të  mbështetet vendimi i ish ministrit Bytyqi. Ky vendim i gjykatëses trimëroi disa Drejtori arsimore e disa drejtorë shkollash, që nisen me presione nga më të ndryshmet, por mësimdhënësit e Kosovës  qëndruan në vendimin  Këshillit Drejtues  dhe orët nuk u kompensuan.

SBASHK-u duke qenë arsyeshëm i pakënaqur me vendimin  Gjykatës Themelore iu drejtua Gjykatës së Apelit të Kosovës me një ankesë në të cilën solli gjithë argumentet se Gjykata e shkallës së parë nuk ka nxjerr vendim të drejtë. Gjykata e Apelit ka sjellë aktgjykimin  e saj  duke miratuar ankesën e SBASHK-ut dhe  duke  prishur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative A.nr. 552/2019, i datës 25.04. 2019.

SBASHK-u pret  nga ata drejtorë të Drejtorive Arsimore dhe  nga ata drejtorë shkollash që ushtruan presione ndaj mësimdhënësve për kompensim orësh, që të kërkojnë falje. Pret që ish Ministri Bytyqi  dhe KMLDNJ bashkë me Bexhet Shalën, që kërkonin ngritjen e kallëzimit penal ndaj kryetarit të SBASHK-ut   dhe nga ata dy  a tre  deputetë me fjalorë  të ulët e plot shpifje e ofendime të pabazuara, që publikisht të kërkojnë falje.  E vërteta mund të vonohet, por ajo del në shesh.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483