Kombëtare

Gjykata i shpallë fajtor Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin

Nëpërmjet një komunikate për media, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se janë shpallur fajtorë Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi – përcjell Kosova.info

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër  të akuzuarve RR.H dhe K.R.

I akuzuari RR.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, e nëntë  (9) muaj për veprën penale Mashtrimit të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së.

I akuzuari K.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3  (tri ) viteve për veprën penale Mashtrimit të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së.

Të akuzuarve RR.H dhe K.R në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 30.05.2019  deri më datë 26.02.2020.

Të akuzuarit RR.H dhe K.R  janë akuzuar nga Prokuroria pasi që në periudhën kohore prej datës 30 dhjetor 2011 deri me datë 24 korrik 2012 në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit F.D. të akuzuarit RR.H dhe K.R së bashku me të pandehurin E.L, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes se rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e kishin vënë në lajthim të dëmtuarin F.D me ç ‘rast kishin arritur të marrin nga i dëmtuari shumën e përgjithshme të të hollave prej 290,810.00 euro duke i shkaktuar dëme materiale.

I dëmtuari F.D. për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontestin e rregullt civilo-juridik.”

Sipas komunikatës, palët kanë  të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483