SPORT

Gjykata e Arbitrazhit refuzon apelet e tri atleteve ruse të akuzuara për doping

Gjykata e Arbitrazhit për Sport i refuzoi apelet e tri atleteve ruse, të cilat janë shkualifikuar nga garat për shkak të dopingut, ndërsa dy prej tyre u janë marrë edhe medaljet olimpike që i kanë fituar në Olimpiadën verore në Pekin, më 2008.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport e konfirmoi të enjten vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që atleteve Tatyana Lebedeva dhe Maria Abakumova t’iu merren medaljet pasi kanë dalë pozitive ndaj substancës së ndaluar steroid turinabol.

Gjykata po ashtu refuzoi apelin e Yekaterina Gridenkos, e cila ka zënë vendin e tetë në çiklizëm në Olimpiadën e vitit 2012 në Londër.

Dhjetëra atletë rusë janë akuzuar vitin e kaluar për doping të sponsorizuar nga shteti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.