Kosova

Gjuriqi kërkoi leje për hyrje në Kosovë

Gjuriq ka kërkuar leje për hyrje në Kosovë nga institucionet e Kosovës.

Këtë, për KTV-në, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj.

“Marko Gjuriq, ka kërkuar leje konform marrëveshjes së Brukselit për hyrje në Kosovë. Bazuar në këtë marrëveshje, atij i është mundësuar vizita në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviç” ka thënë Zyberaj.