Rajoni

Gjuriq paralajmëron kundërmasa ndaj Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se vendosja e masave të mundshme kundër masave të Prishtinës do të diskutohet seriozisht.

Ai ka thënë se të gjitha lëvizjet e Presidentit të Republikës dhe Qeverisë së Serbisë do të merren duke dëgjuar qëndrimin e serbëve nga Kosova.

“Do të gjejmë një pikëpamje që është më e mira për ne, duke pasur parasysh se jemi pak më shumë se një muaj para samitit në Paris. Vendimi çfarëdo qoftë, do të jetë racional”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nesër do të jetë takimi i parë i Zyrës së Presidentit të Republikës së Serbisë me serbët e Kosovës, pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës.