Kosova

Gjuriq: Me largimin e serbëve nga FSK-ja, pengojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka ftuar të gjithë serbët në Kosovë, që në asnjë mënyrë të mos marrin pjesë në formimin e një Ushtrie të Kosovës, e cila, sipas tij, “do të shërbejë ekskluzivisht për të nxitur konflikte”.

Serbët largohen masivisht nga Forcat e Sigurisë së Kosovës: Më shumë se 20 prej tyre sot morën uniformën e tyre

Gjuriq i ka thënë televizionit “Pink” se “është mirë që Serbia sa në rrethanat e rritjes së dhunës në Kosovë  dhe presioneve të shtuara po ia del tëv kundërshtojë formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Me krenari them se jemi kundër ushtrisë së Kosovës, edhe unë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq edhe Qeveria, dhe i bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të mos marrë pjesë në formimin e saj, sepse ajo do të shërbejë vetëm për nxitjen e konfliktit”, tha Gjuriq.

Sipas tij, “serbët në Kosovë janë nën presion të madh,  kurse sulmet e fundit janë të shpeshta nuk janë të rastit dhe kanë për qëllim të pengojnë gjendjen e përgjithshme të serbëve , në mënyrë që pozicioni negociues i Serbisë të jetë sa më i dobët”.

“Ky synim nuk do të arrihet për shkak se serbët në Kosovë nuk ka frikë dhe me guximshëm dhe me krenari ruajnë shtëpitë e tyre, kurse ne do të vazhdojmë si shtet të jemi solidarë dhe t’u ndihmojmë ata në qëndrimin dhe mbijetesën e tyre”, tha Gjuriq.