Kosova

Gjuriq: Lista Serbe s’e voton Qeverinë e re të Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë nga Kosova kanë marrë vendim që të mos e mbështesin zgjedhjen e qeverisë së re, transmeton Koha.net.

“Lista Serbe nuk do të votojë për zgjedhjen e qeverisë në Prishtinë, por do të vazhdojnë të zbatojë mandatin e saj që e ka fituar nga populli serb dhe t’i përfaqësojë ata në institucione”, ka thënë Gjuriqi në një konferencë për media në Beograd, raporton FoNet.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483