Kosova

Gjuriq kryeson delegacionin e Serbisë në bisedimet e sotshme për hekurudha në Berlin

Në bazë të marrëveshjes së të dërguarit special Grenel me presidentin Vuçiq sot në Berlin do të bisedohet për vendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë që është ndërprerë për dy dekada, Gjuriq do kryesoj delegacionin serb në këto bisedime.

Mësohet se do të bisedohet për tema komerciale, pasi kushti i Beogradit për bisedime politike është heqja e taksës ndaj mallrave serbe të vendosur nga Prishtina, shkruan Tanjug, transmeton Kosova.info.

Gjuriq ka qenë i kyçur në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit që nga viti 2012, ndërsa në takimin e sotshëm me Grenel do të jenë edhe përfaqësues të ministrive dhe ekspertë të trafikut hekurudhor.

Lidhja infrastrukturore mes Prishtinës dhe Beogradit ishte një nga temat e takimit të Grenel me Vuçiq, ku përfaqësuesi amerikan paralajmëroi se detajet e marrëveshjes për hekurudha do bëhen të ditura të hënën – sot në takimin e Berlinit.

Grenel ka theksuar se ShBA duan që të dy palët të fokusohen në ekonomi, hapje të vendeve të punës dhe normalizimin e raporteve.

Në deklaratën për AP, ambasadori amerikan në Gjermani ka thënë se marrëveshja për hekurudha do të jetë e rëndësishme për të dy palët.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483