Kosova

Gjukanoviçi i druhet Haradinajt pas kthimit nga Gjykata Speciale

Drejtori i Qendrës për Politika të Jashtme, Dragan Gjukanoviç, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale, dhe serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte.

Gjukanoviç tha se arrestimi i djeshëm i serbit ka ardhur si reagim i Prishtinës ndaj qëndrimit të Presidentit Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se arrestime të tjera të kësaj natyre mund të ndodhin edhe në ditët e ardhshme.

Kurse, për dorëheqjen e Haradinajt ai ka thënë:

“Pas dorëheqjes së kryeministrit të institucioneve të Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen në shtator dhe ekziston rreziku që aktakuza ndaj Haradinajt në Kosovë të shndërrohet në një figurë politike”, tha Gjukanoviç për RTS.