KULTURË

Gjuhëtarja Ledi Shamku: Ligji propozon të “mbrojë” gjuhën nga përdoruesit e saj

Studiuesja e gjuhësisë dhe deputetja e PS-së në Parlamentin e Shqipërisë, Ledi Shamku, në një postim në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me propozimin për një ligj për mbrojtjen e gjuhës ka thënë se ligji propozon të “mbrojë” gjuhën nga përdoruesit e saj.

“Pra nga bashkësia shqipfolëse e cila në mënyrë të natyrshme, sociale e demokratike, si çdo bashkësi e kësaj bote, nderon shqipen përditë e përjetë. Ligji kërkon të jetë purteka e thantë e kësaj bashkësie. Thuajani këtë cilitdo gjuhëtar profesionist në Evropë, dhe do mënjanohet me kujdes për t’i telefonuar urgjencës”, ka shkruar Shamku.

Sipas saj, shqipja sot ka probleme të ndarjes së regjistrave, të ndarjes së situatave, të të kuptuarit se cili është regjistri i lartë e kur përdoret.

“Shqipes sot ende nuk ia pranojnë regjistrat e mesëm. Shqipja sot ka probleme serioze të Kulturës së Gjuhës. Dhe më thoni si rrinë bashkë Shkopi i Ligjit dhe Kultura Gjuhësore, përveçse në mendjet e shkoparëve qê vijnë nga Koha e Shkopit. Shqipja sot kërkon një Shkollë të Re se është pa shkollë! A doni me e kuptu që Shqipja është pa shkollë tash sa dekada? Shkolla e Shkopit ka vdekë dhe Shkolla e Kulturës nuk po bëhet e gjallë. Kaq”, ka deklaruar Shamku.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483