OPINION

Gjuha (“take it or leave”) e Kurtit dhe e Mustafes, është “gjuhë” e sikleteve

Shkruan: Fadil MALOKU
“Dhe, LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer të LVV-së. Ne nuk jemi në luftë; vetëm me logjikën e luftës okupohet territori i një vendi, pastaj i thuhet eja të merremi vesh për territorin tjetër, por këtë që e kam okupuar mbetet i imi!?” (Isa Mustafa)

Isa Mustafa, me paragrafët e mësipërme, zbulohet shumë qartë, se Ai; nuk ka qenë dhe nuk është fare politikan i shkathët, ashtu si është menduar shkaku i bagazhit dhe trashëgimisë nga fahu komunist! Këtë epitet po duket ia kanë vë ata që ose i ka pas ky në varësi, ose që e kanë shantazhuar (me siguri për arsye të ndonjë afere, skandali, apo mozallah ndonjë…!).

Sepse, s’ka asnjë logjikë e kuptim që me të vetmin pretendent për koalicion, që e ka ai në horizont të sillet dhe të përdoret gjuha tipike e sikletit dhe refuzimit

Kjo “gjuha” e paragrafit të më sipër, definitivisht po na dëshmon, që;

1. Koalicioni midis LDK-s dhe VV, ishte krejt një lojë, dhe për qëllim të vetëm kishte; gjetjen e një modus vivendi, për ta “arsyetuar,” pamundësinë e bërjes së “martesës” mes këtyre subjekteve.

2. Koalicioni midis LDK-s dhe VV, ishte dhe do mbetet një improvizim për një partneritet kinse të nevojshëm (në fakt të imponuar), por, assesi të dëshiruar dhe të mundur, e të lejuar nga akterët lokal e rajonal. Të cilët qëllimet e tyre strategjike, po dëshmojnë që me këtë koalicion e kanë të pamundur t’i realizojnë…

3. Koalicioni midis LDK-s dhe VV, duket që edhe nga partnerët dhe miqtë tanë globalist, që nga fillimi ishte parë si një “imposibble mission”! Sepse, këtyre miqve, thjesht u kanë mbet do “punë” të nisura… më herët, e të pakryera ende. E që s’kanë të bëjnë fare (qysh mundet dikush të mendoj; për shtetndërtimin) as me proceset e” denacifikimit” (të serbëve në Serbi, qysh është dashur me ndodhë), e as me ato të “puritanizmit” (që do duhej të ushtrohej mbi shoqërinë kosovare), e as me zhveshjen e plote nga “fajësia” të ca politikanëve të pasluftës nga Serbia e Kosova…, por, thjesht me strategjitë, gjeopolitikën dhe rikonfigurimet e reja në rajon dhe kontinent.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483