Hi Tech

Gjuha Shqipe a njihet edhe nga kompjuteri?

Kanë kaluar pothuajse një vit që kur në Quantix janë duke punuar pandërprerë në projektin që ata duan ta shpërndajnë me të gjithë – njohja e gjuhës shqipe nga makineritë e mësimit.

Të shtyrë nga performancat e Siri, Alexa dhe Cortana dhe duke parë sesa natyrshëm ato integrohen në jetën tonë, në Quantix janë nxitur që gjuhën shqipe ta bëjnë të kuptueshme dhe qasshme për çdo përdorues në epokën dixhitale.

“Jemi të gëzuar të ndajmë me ju lajmin se kemi kaluar momentin e tonë të parë historik – 80% të njohjes së plotë të gjuhës dhe po vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më shumë çdo ditë. Pika kryesore e jonë mbetet ende – 90%+ e njohjes së plotë dhe gëzohemi që nuk jemi larg kësaj”, thuhet në kumtesë.

“Kemi ndërtuar vegla dhe teknologji që përdorin algoritme të klasit botëror për ta shndërruar gjuhën shqipe standarde në test me një saktësi të lartë”, thuhet ndër tjera.

Gjatë projektit, është investuar në ndërtimin e një përmbledhje të të dhënave me më shumë se mijëra orë lexim në gjuhën shqipe (diqka që ka munguar plotësisht); është ndërtuar superkompjiteri mbi premisat që të kryhen trajnime të modelit t ë mësimit të makinerive.

Me këtë projekt synohet ndryshimi i shumë proceseve në fusha të ndryshme si edukimi, forcat e rendit si dhe në gjyqësor.

Më poshtë ju sjellim një version të shkurtër DEMO mbi atë se si funksionon aplikacioni në një artikull të zakonshme të publikuar në internet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.