Bota

Gjobitet Trump pasi përdori fondet e bamirësisë për fushatë politike

Presidenti Donald Trump duhet të paguajë një gjobë prej 2 milion dollarësh për përdorimin jo të duhur të fondacionit të tij të bamirësisë ‘Trump’ për ti transferuar më tej në fushatën e tij presidenciale të vitit 2016, vendosi një gjykatës në New York.

Urdhëri solli përfundimin e padisë së avokatit të përgjithshëm të Nju Jorkut kundër presidentit dhe tre fëmijëve të tij mbi fondacionin e mbyllur tashmë, për të cilin prokurori i përgjithshëm tha se kishte konkluduar në shkelje të përsëritura.

“Peticioni ynë detajoi një model tronditës të paligjshmërisë që përfshin Fondacionin Trump, përfshirë koordinimin e paligjshëm me fushatën presidenciale Trump, vetë veprimin e përsëritur dhe të qëllimshëm, dhe shumë më tepër,” pohoi Prokuroria e Përgjithshme, Barbara Underwood në një deklaratë.

Në vendimin me shtatë faqe, Gjykata Supreme e New York shkroi, “Donald Trump ka shkelur detyrën e lënë në mirëbesim duke orkestruar sponsorizimin e fushatës politike duke përdorur paratë e fondacionit të tij”. (Euronews)

Leave a Reply

Your email address will not be published.